Liedtext: Mesnata

Albanisch

Mesnata

Eja ma zgjat doren
Eja me zgjat doren
te lutem me ndihmo
ankthi me kaploi
nga ky ferr ti me largo.

Edhe nje dite plot tim
e shtrire pertok pa vetedije
cdo gje e thyer
me pak gjak ne koke
motra jote aty afer te shikon
qan per ty,
ti e lenduar nga kriza
s'mund ta shikosh ne sy
me pak uje kthehesh
pak temperatur nmaksimum
pastaj shtrihesh
dhe gjak shkumon ne gjum
me floket e prishura
ne gjendje te tensionuar
ne overdoze
apo ne doze te tejkaluar
fytyra jote e bukur
por e zbehur mua me vret
tani kujtimi per ty
shpirtin mua me vret
ne dhomen e papaster
ku asgje e mire ska mbetur
qendron ofshama jote
ne kete nate pa fjetur
dhe i hap syte ngadale
per reth flet shikon
drita te pengon
dhe prezenca ime te mundon
e ky tmerr vazhdon
e ku e ka fundin nuk e di
gjer sa un qaj
per nje vajze qe je ti.

Eja ma zgjat doren
te lutem me ndihmo
ankthi me kaploi
nga ky ferr ti me largo.

Qytetin me rete
mesnata e mbulon lehte
nuk ka nevoje per fjale
trupi vete tash flet
ti kur ishe me mua
ishe pjese e jetes time
e tash mbete kujtim
e humbur ne amshime
i kujtoj ditet me ty
kur me doje dhe te doja
kur te pelqenin fjalet e mia
ne mbremje kur ti thoja
kur me prekje me duart tua
e keshtu tere naten
donim sa me shum
qe netet tona te zgjatin
me fjal puthje
keshtu deri ne mengjes
ti ishe e re e vogel
me nje jete ktu plot shprese
lumturine e kishe me veti
un te mbaja ne gji,
atehere cdo vajze tjeter
mund te behej si ti
zemer tash nuk po di
e kisha dash tet ndihmoja
kur prek flokt
dhe gjak te rjedh nga goja
e shtrire mallkon boten
por tani eshte vone
se jeta jote mvaret
prej droges pergjithmone.

Eja ma zgjat doren
te lutem me ndihmo
ankthi me kaploi
nga ky ferr ti me largo.

Mesnata afrohet
e ty me prane ste kam,
raskapitur e braktisur
ne kete bote e vetme jam
eja ma zgjat doren
te lutem me ndihmo
per ty tash kam nevoje
nga ky ferr ti me largo.

Eja ma zgjat doren
te lutem me ndihmo
ankthi me kaploi
nga ky ferr ti me largo.

Von atomin am Sa, 18/02/2012 - 09:21 eingetragen

Video

Video
Kommentare