Liedtext: Falma

Albanisch

Falma

Shpati:
Kurrë në jetë nuk kam besu
Është e rënd për ta kuptu
Më erdhi pa pritur
 
Një tradhti që e kam prit
Nga të gjithë por jo nga ti
Si munde o shoku im?
 
Blero:
Unë e di që kam gabu
Prekja e saj më ka hutu
Nuk di nuk di çka ndodhi
 
Sa shumë tash unë jam pëndu
Vetën shumë e kam mallku
E di që është vonë.
 
Falma, falma kam gabu
Nuk di çka të bëj
Falma, falma m'ka mashtru
E di që është vonë.
 
Shpati:
Ti e din që unë e du
E vetmja është ajo për mu
Si mund të ndodhi
 
Me rëndësi është që je pëndu
Dhe gabimin e ke pranu
Sa do që më ke hidhru.
 
Blero:
Rastësisht ishte moment
Dhe kam mbetur pa koment
Falje kërkoj prapë
 
Zemra ime kundërshtoj
Prapëseprapë ajo m'mashtroj
Sa keq veten e ndjej
 
Falma, falma kam gabu
Nuk di çka të bëj
Falma, falma m'ka mashtru
E di që është vonë.
 
Shpati:
Kurr në jetë s'kam besu
Është e rënd për ta kuptu
Më erdhi pa pritur
 
Blero:
Rastësisht ishte moment
Dhe kam mbetur pa koment
Nuk di nuk di çka ndodhi
 
Falma, falma kam gabu
Nuk di çka të bëj
Falma, falma m'ka mashtru
E di që është vonë.
 
Falma, falma kam gabu
Nuk di çka të bëj
Falma, falma m'ka mashtru
E di që është vonë.
 
Von atomin am Di, 07/02/2012 - 11:19 eingetragen

 

Bitte hilf mit, "Falma" zu übersetzen
Kommentare