Çfarë do duhet të themi

 Intentar alinear
Albanés

Çfarë do duhet të themi

Pse po heshti, shumë gjatë po heshti,
atë që është më se e qartë dhe në lojërat e planeve
u ushtrua, në fundin e të cilave si të mbijetuar
ne më së shumti mund të jemi fusnota.

Supozimi për të drejtën e sulmit të parë,
i cili nga një hero mushkë që shtyp
dhe organizon e mashtron me festa
të cilat do ta fshinin nga faqja e dheut popullin iranian,
sepse në fushën e pushtetit të tyre
po dyshohet për një bombë atomike.

Por pse ia ndaloj vetes,
që ta përmendi me emër vendin tjetër,
në të cilin me vite- edhe pse në fshehtësime një potencial nuklear në rritje
por jashtë kontrolli, sepse s’ka prova
dhe nuk lejohet hyrja?
Heshtjen e përgjithshme të kësaj gjendjeje faktike,
së cilës i është nënshtruar edhe heshtja ime,
e përjetoj si një rrenë që rëndon
dhe nxitje, që nxjerr në shesh dënimin,
në çastin që nuk venerohet;
me verdiktin aq të zakonshëm “Antisemizëm”.

Mirëpo tash, meqë nga vendi im,
me krimet vetjake aq të moçme,
të cilat janë pa asnjë krahasim,
herë pas here të nxjerra dhe ballafaquara,
sërish dhe paqësisht afariste, edhe pse
buzëlehtazi si kthim e barazim të deklaruara,
edhe një nëndetëse në Izrael
dërgohet, specialiteti i së cilës
është që, koka bërthamore
të dretjohen atje, ku ekzistenca
e një bombe të vetme atomike është e padëshmuar
e them, atë që duhet thënë.

Por pse kisha heshtur kaq gjatë?
Sepse mendoja, prejardhja ime,
e cila është me njolla të cilat kurrë nuk do të hiqen,
ma ndalon, këtë fakt që është një e vërtetë,
vendit të Izraelit, me të cilin jam i lidhur
dhe dua të mbetem i tillë, t’ia besoj.

Pse e them vetëm tashti,
i plakur dhe me ngjyrën e fundit të pendës sime:
Fuqia atomike Izraeli rrezikon
edhe ashtu paqen e brishtë botërore?
Sepse duhet të thuhet,
atë që nesër mund të jetë tepër vonë;
dhe sepse- ne si gjermanë edhe ashtu të ngarkuar siç jemindihmaçarë të një krimi mund të bëhemi,
që është i parashikueshëm, për këtë shkak bashkëfajësia
përmes jo çfarëdo justifi kimesh
nuk do mund të hiqej.

Dhe ta pranojmë: nuk heshti më,
sepse jondershmëria e Perëndimit
më ka ngopur; dhe është për t’u shpresuar,
që do të jenë edhe shumë tjerë që do çlirohen nga heshtja,
shkaktarit të shenjuar të rrezikut
do t’i kërkojnë të heqë dorë nga dhuna dhe
njëkohësisht do të këmbëngulin,
që të ketë kontroll të papenguar dhe permanent
të potencialit atomik izraelit
dhe të pajisjeve atomike iraniane
përmes një instance ndërkombëtare
që do të lejohet nga qeveritë e të dyja vendeve.

Vetëm kështu për të gjithë ne, izraelitëve dhe palestinezëve,
dhe më tepër, të gjithë njerëzve, të cilët në këtë
rajon të okupuar nga çmendia
ngushtë pranë njëri-tjetrit të armiqësuar po jetojnë,
dhe së fundi edhe neve të na ndihmojnë.

Publicado por Michail el Vie, 20/04/2012 - 10:27
2 agradecimientos
2 agradecimientos de invitados
0
Tu puntaje: Nada

 

Comentarios