A Rússia está travando uma guerra desgraçada contra a Ucrânia.     Ajude a Ucrânia!
Compartilhar
Tamanho da fonte
Original

Letras de Tirona

Shumë zhurmë, shumë zhurmë
Tirana e Re,
Lapraka, Kombinati,
Ali Demi
Tirona është pikënisje, ku fillon mundësia
Aty kam të ardhmen, ku kam ëndrrat e mia.
Ku ngjitur janë kisha e xhamia,
Ku ndahen e pajtohen Nano e Berisha.
 
Aty ku ty të jepet një tjetër mundësi,
Kam shokët, kam lagjen, kam rrugën, kam shtëpinë.
 
Tirona çfarë është?
Më i madhi paradoks,
Ku robi ble te gabi me Rolex në dorë.
Ku sllonat sydelfinë
Në baltë bëjnë paradë,
Ku krahas kjoskave të rënume është një
super pallat.
 
Tirona, ke ëndrrat tona
Jeton orët e vona,
E djegur, sido të jesh,
Ti je e jona.
 
Zhurmë, shumë zhurmë sa zhurmë.
Kjo është Tirona jonë,
Tirona e kontradiktës,
E luftës e paqes,
E errësirës dhe e dritës,
Mashtrimit, të vërtetës
Shpifjes, interesit,
E qejfit dhe e stresit,
E ahengut dhe biznesit.
 
Ku të gjithë ne themi:
Tirona zemra jonë,
Ti për ne, ti për ne,
Je kampion.
Kur ti hyn në Kombinat, në qytetin tonë
Një tabelë, shyqyr, të thotë:
"Mirëserdhët në Tiranë".
 
Tirona, në zemrat tona
E çmendur, sido të jesh,
ti je e jona.
Aty ku Kryetari bërtet me megafon.
 
Gjithçka mund të ndodhë,
Jetojmë në Tironë.
Njerzia bëjnë plazh
Aty ku thahet liqeni
Ku provinciali thotë:
"Jom pri 'Ali Demi'".
Aty ku trumbetojnë të ngrenë pallate
Mjaft!, thotë rinia.
 
"Boll se na plasët".
Mjaft, me muhabet, si bujqit e lashtë,
Nën kumbllat e kuqe, moda bën sfilatë.
Ku ka qarkullim parash,
Ka dhe emancipim grash,
Shooping nga rrugë
e "Durrsit"
Oburra nga Blloku,
Atu ku gjen për seks,
Ku ngjitet dhe smoku.
Ku te qentë e kazanëve është dhe ministri e Higjienës,
ku ka dhe mbret, ka dhe
president.
 
Të gjitha do t'i gjeni në
qytetin tonë,
Ku një tabelë e shtremër
thotë:
"Mirëserdhët në Tiranë".
 
Tirona...
Zhurmë, zhurmë...
 

 

West Side Family: 3 mais populares
Por favor, ajuda a traduzir "Tirona"
Comentários