Russia is waging a disgraceful war on Ukraine.     Stai cu Ucraina!
  • Lindita

    Jete në parakalim

    Artiști prezenți: Hekuran Krasniqi Korab Kallaba
Acțiune
Marimea fontului
Originală

Jete në parakalim versuri

A është jeta aventurë,
epizodë filmi në pëlhurë,
Rrjedh Lumbardhi përmbi gurë,
që përkund hirin tim pa nurë.
 
Eca, sfidova,botën kalova,
vetëm një grusht ajër kërkova,
Pakëz vesë t'mëngjesit në agim,
mbi supet e çupave t'vendit tim.
 
Jetë lozonjare e zezë e bardhë,
dashuri e fundit, dashuri e parë.
E bukur si foshnja, me gazin fëmijë,
e ndrydhur si kënga e mbajtur nën dry.
 
Para Zotit qava, qesha pa kufi,
në gjuhën e nënës më morën mëni.
Kalorova botës, mbase me hapërim,
ngrohtësi nuk gjeta si n'vendin tim.
 
Malli më merte, per fjalët e lokës,
për këngën e djepit, për flladin e tokës.
Ahengjet e vona në kohën e stinës,
në Prizrenin e bukur në korzon e Prishtinës.
 

 

Lindita: Top 3
Te rugăm să ajuți la traducerea cântecului „Jete në parakalim”
Comentarii