-
Fuoco nel fuoco ← إلى الألبانية ترجم
✕
الترجمة
Zjarr në zjarr
Zjarr në zjarr
janë sytë e tu brenda të mive
Mjafton pak
dhe e kuptova se kush je
çfarë kërkon ti nga mua
çfarë do akoma prej meje
ti do atë gërvishtjen në zemër
që dhe unë shumë fort e dua...
Do doja të vdisja mbi buzët e kuqe që ke
Do doja të ndieja gjinjtë e tu të ndizeshin si dy vullkane të vegjël
t'i ndieja nën duart e mia
dhe të rrëshkisja pastaj në pjerrësinë
në atë pjerrësinë e ëmbël që ke...
është një takim shpirtrash...
Nata duket perfekte
për të konsumuar jetën unë e ti
është një nevojë për dashuri që nuk pret...
është një emocion direkt nëse do
por nuk do të jetë i pafund sepse
jemi zjarr në zjarr tashmë
digjemi me shpejtësi ne...
Zjarr në zjarr
pasionet e tua dhe të miat
e di është gati një lojë
të përziesh tinguj dhe magji
për të rritur emocionin
për tu ngjitur deri në diell
dhe të biesh përgjatë pjerrësisë
Asaj pjerësisë tënde të ëmbël...
është një takim shpirtrash...
Nata duket perfekte
për të konsumuar jetën unë e ti
është një nevojë për dashuri që nuk pret...
është një emocion direkt nëse do
por nuk do të jetë i pafund sepse
jemi zjarr në zjarr tashmë
digjemi me shpejtësi ne...
Do të afroj gjithë lëkurën time në nxehtësinë tënde latine
unë do të të ndiej...kështu do të të ndiej...
Kjo është historia
nata duket perfekte kështu
për të konsumuar jetën unë e ti
jemi zjarr në zjarr tashmë
digjemi me shpejtësi ne...
jemi zjarr në zjarr ne
jemi zjarr në zjarr ne
شكراً! ❤ | ||
تم شكره مرة واحدة |
Thanks Details:
قام الضيوف بإبداء الشكر 1 مرة
تم نشره بواسطة Eaglewatch في 2019-05-04
✕
الرجاء المساعدة في ترجمة اسم الأغنية
Eros Ramazzotti: أعلى count@
1. | Cose della vita |
2. | Più bella cosa |
3. | Se bastasse una canzone |
التعليقات
- قم بالدخول أو التسجيل لإضافة تعليق
Russia is waging a disgraceful war on Ukraine. قف مع أوكرانيا!
كيف يمكنك دعم أوكرانيا 🇺🇦 ❤️