L'essenziale (превод на Албански)

Advertisements
превод на Албански

Esencialja

E thonë heronjtë
"Nëse loja bëhet e fortë, ja vlen të luhet!"
Lum si ata që ngatërrojnë
Ofezat me të mirën.
Na ndodh edhe ne të bëjmë luftë dhe pastaj të pretendojmë paqen.
Dhe në heshtjen time
Fshij çdo dhimbje tënden
Për të vlerësuar atë që
Nuk dita të zgjedh
 
Teksa bota bëhet copa
Unë kompozoj hapësira të reja dhe dëshira
Të cilat të përkasin edhe ty
Që gjithmonë ke qënë esenciale për mua
 
Nuk do pranoj
Një tjetër gabim në vlerësim
Dashuria është në gjëndje të struket pas fjalëve të bukura
Që kam shqiptuar para se të ishin të zbrazëta dhe të marra
 
Teksa bota bëhet copa
Unë kompozoj hapësira të reja dhe dëshira
Të cilat të përkasin edhe ty
 
Teksa bota bëhet copa
Unë qëndroj larg ekseseve
Dhe zakoneve të këqia
Do të kthehem në origjinë
Do të kthehem ty
Që për mua je esencialja
 
Dashuria nuk ndjek logjikën
Të merr frymën por s'të heq etjen
 
Teksa bota bëhet copa
Unë kompozoj hapësira të reja dhe dëshira
Të cilat të përkasin edhe ty
 
Teksa bota bëhet copa
Unë qëndroj larg ekseseve
Dhe zakoneve të këqia
Do të kthehem në origjinë
Do të kthehem ty
Që për mua je esencialja
 
Пуснато от EaglewatchEaglewatch в Втр, 12/02/2019 - 14:43
Добавен превод, изпълнявайки заявка, направена от swedensourswedensour
Италиански

L'essenziale

Коментари
altermetaxaltermetax    Втр, 12/02/2019 - 15:55

The last line of the fourth stanza has been removed. Please review your translation.