Русия води позорна война срещу Украйна.     Бъдете с Украйна!
Споделяне
Размер на шрифта
Превод
Размяна на местата на текста и превода

Ndonjëherë ti, ndonjëherë unë

Unë e di se ndonjëherë ti, grua
Më ke dëmtuar pa dashje
Gjëra të vogla që i kam harruar
Që të shihja dashurinë tënde të rilindte
 
Dhe shumë herë edhe unë gjithashtu
Si një fëmijë zemërohesha
I mbyllja portën dashurisë tënde
Kur ajo vdiste që të kthehej
 
Ndonjëherë ti, ndonjëherë unë
Grindeshim me pa të drejtë
Pa ndonjë shkak
Pa ndonjë gabim
Veç nga krenaria jonë
 
Ndonjëherë po, ndonjëherë jo
Ke thënë ti, kam thënë unë
Fjalë pa asnjë vlerë
Gjëra të vogla dashurie
 
Dhe ndonjëherë ti gjithashtu
Ke qarë për mua disa herë
Dhe me puthjet e mia unë i thava
Lotët e tu prej trishtimi gruaje
 
Ti më mësove të kuptoj
Se në dashurinë tonë e djeshmja s’ekziston
Dhe unë në krahët e mi të mësova
Se asnjë tjetër nuk mund të dua
 
Ndonjëherë ti, ndonjëherë unë
Grindeshim me pa të drejtë
Pa ndonjë shkak
Pa ndonjë gabim
Veç nga krenaria jonë
 
Ndonjëherë po, ndonjëherë jo
Ke thënë ti, kam thënë unë
Fjalë pa asnjë vlerë
Gjëra të vogla dashurie
 
Оригинален текст

A veces tú, a veces yo

Натиснете тук, за да видите оригиналния текст (испански)

Julio Iglesias: 3-те най-преглеждани
Коментари