Русия води позорна война срещу Украйна.     Бъдете с Украйна!
Споделяне
Размер на шрифта
Превод
Размяна на местата на текста и превода

Anasjelltas

Ti nuk e thua dhe unë nuk e shoh
Është dashuria e verbër apo jemi ne shtrembër?
Një zënkë e lindur mbi një shtrat
Një përmbytje universale, një gjykim nën çati
Lart me pak poshtë
Heshtje e thyer për një tingull të madh
Të thjeshtë megjithëse kompleksë
 
Libra të hapur në ekuilibër mes sekretesh e kompromisesh
Mundësi të lehta për koncepte të vështira
Shpritra qelibar në difekte të ndyra
Kombinime të brishta mes arsyesh dhe emocionesh
Vetmish dhe bashkëndarjesh
 
Por nëse do duhej të shpjegonim vetëm me pak fjalë
Mekanizmin kompleks që drejton harmoninë e dashurisë sonë
Do mjaftonte veç të thoshim, pa arsyetuar dhe aq shumë
Se je ti që më bën të ndihem mirë kur jam keq dhe anasjelltas
Se je ti që më bën të ndihem mirë kur jam keq dhe anasjelltas
 
Dhe e thënë kjo, çfarë na mbetet
Pas një jete në qendër të festës?
Protagonistë numër një
Të lakmuar nga të gjithë, të domosdoshëm për askënd
Nëna që i thotë babait:
"Do kisha dashur vetëm të realizoja
Idealin tim: Një jetë normale"
 
Por dashuria, normale, as fjalët nuk i ka
Flasin për paqe por bëjnë revolucion
Diktatorë në kokë dhe partizanë në zemër
Nuk ka zgjidhje veç të pranosh të lesh veten të braktisur në emocione
 
Por nëse do duhej të shpjegonim vetëm me pak fjalë
Mekanizmin kompleks që drejton harmoninë e dashurisë sonë
Do mjaftonte veç të thoshim, pa arsyetuar dhe aq shumë
Se je ti që më bën të ndihem mirë kur jam keq dhe anasjelltas
Se je ti që më bën të ndihem mirë kur jam keq dhe anasjelltas
 
Është frika pas arrogancës
Është i gjithë universi i mbyllur në një dhomë
Është mbushullia brenda zbrazëtisë
Të dua dhe pikë!
Është zakoni në surprizë
Është një fitore pak përpara dorëzimit
Është thjesht gjithçka që na mungon dhe që e kërkojmë
Që të mund të të them të dua
 
Por nëse do duhej të shpjegonim vetëm me pak fjalë
Mekanizmin kompleks që drejton harmoninë e dashurisë sonë
Do mjaftonte veç të thoshim, pa arsyetuar dhe aq shumë
Se je ti që më bën të ndihem mirë kur jam keq dhe anasjelltas
Se je ti që më bën të ndihem mirë kur jam keq dhe anasjelltas
 
Оригинален текст

Viceversa

Натиснете тук, за да видите оригиналния текст (италиански)

Колекции, включващи „Viceversa“
Francesco Gabbani: 3-те най-преглеждани
Идиоми от „Viceversa“
Коментари