Russland führt einen schändlichen Krieg gegen die Ukraine.     Stehen Sie an der Seite der Ukraine!
  • Rudolf Stambolla

    A të kujtohet

Teilen
Schriftgröße
Original

A të kujtohet Liedtext

Un qesh i mitur ti e parritur, kur për së pari u pamë ne,
Se kohët shkuan, vitet kaluan, oh sa pranvera kanë cel mbi dhe,
Oh a t'kujtohet, me patë falë një jaseminë, një borzilok,
Pastaj moj vashë, për dashurinë, më the tja nisim një kënget o.
 
Eja eja dhe një herë, pranë meje e dashur,
Se për ty un si atëherë, zjarr në gji ndjej përherë,
Eja eja lule maji, eja eja përsëri,
Sepse ty un të kam dashur, të kam dashë që në vogli.
 
Po që atehëre e bardha verë, mallin që lindi më fort ma shtoi,
Oh ty moj vashë, qe kur të pashë, mbrëmje agimesh shpesh të kujtoj,
Lulja me erë edhe një herë, si n' atë pranverë eja përsëri,
Se aq të dua, sa që për mua, në botë lule më ska si ty.
 
Eja eja dhe një herë, pranë meje e dashur,
Se për ty un si atëherë, zjarr në gji ndjej përherë,
Eja eja lule maji, eja eja përsëri,
Sepse ty un të kam dashur, të kam dashë që në vogli.
 

 

Kommentare