Russia is waging a disgraceful war on Ukraine.     Σταθείτε με την Ουκρανία!
Μερίδιο
Μέγεθος γραμματοσειράς
Μετάφραση
Swap languages

Ritmi Hyjnor

Që nga bregdeti i Ipanemës
Në ishullin Kapri
E deri në Kuala Lumpur
Do të të ndjek kudo që të shkosh
Që kur të pashë për herë të parë
E dija se zemra ime s'do të ishte më e lirë
Tani dua të të mbaj në krahët e mi
Kurrë më s'do të ketë njeri tjetër për mua
 
Gjithçka që unë dua është një ritëm hyjnor
Zhytur në muzikë, zemra jote do të jetë e imja
Gjithçka që unë dua është të shoh sytë e tu
Rroftë muzika, thuaj se do të jesh e imja
 
A e ndien pasionin e zjarrtë?
A mund ta shijosh verën e ëmbël të dashurisë sonë?
Bashkoju kërcimit dhe lër të ndodhë gjithçka
Harroji problemet e së nesërmes
Teksa muzika të tërheq gjithnjë e më tepër
Dhe magjia ime të përshkon
Tani do të të marr në krahët e mia
E pastaj s'i dihet se ç'mund të ndodhë gjatë natës
 
Gjithshka që unë dua është një ritëm hyjnor
Zhytur në muzikë, zemra jote do të jetë e imja
Gjithshka që unë dua është të shoh sytë e tu
Rroftë muzika, thuaj se do të jesh e imja
 
Duhet që ta kem këtë ndjenjë përgjithmonë
Duhet ta jetojmë këtë moment bashkë
Asgjë tjetër s'ka rëndësi veç teje dhe natës
Lëre dëshirën të të udhëheqë
Tashmë ritmi po të ngre gjithnjë e më lart
Do të bëjmë gjithshka dhe askush s'do të na ndalë
Ti je zemra ime, ti je shpirt im
 
Gjithçka që unë dua është një ritëm hyjnor
Zhytur në muzikë, zemra jote do të jetë e imja
Gjithçka që unë dua është të shoh sytë e tu
Rroftë muzika, thuaj se do të jesh e imja
 
Gjithçka që unë dua është një ritëm hyjnor
Zhytur në muzikë, zemra jote do të jetë e imja
Gjithçka që unë dua është të shoh sytë e tu
Rroftë muzika, thuaj se do të jesh e imja
 
Ohhh.....
 
A mund ta ndiesh ritmin?
A mund ta ndiesh ritmin?
A mund ta ndiesh ritmin?
e zjarrtë
e zjarrtë
e zjarrtë
 
Πρωτότυποι στίχοι

Rhythm Divine

Στίχοι τραγουδιού (Αγγλικά)

Παρακαλώ βοηθήστε στη μετάφραση του "Rhythm Divine"
Enrique Iglesias: Κορυφαία 3
Σχόλια