Russia is waging a disgraceful war on Ukraine.     Stand With Ukraine!
Share
Font size
Translation
Swap languages

Bie nga qielli

Fjalët shpirtin ma kanë vrarë
Dhe zemra fundoset si një gur
Por veten nuk e jap
Rrekem të marr frymë sërisht
Ndiej të mbytem në vetmi
Por s'do lejoj ta dish
 
Bie nga qielli
Më ke bërë gjithmonë flatrat t'i ndal
Kur duhet të fluturoj
Përbrenda bërtas
Muret mund të mi rrëzosh, t'i çash
Por zemra do mbijetojë
 
Ke bërë të dyshoj besimin tim
Të vërtetën të fsheh me një rrenë
Por s'do më shohësh të qaj
Lutem për ty, për çka ke bërë
Me gjithë dhimbjen që le pas
Është vështirë të mos thyhesh
 
Bie nga qielli
Më ke bërë gjithmonë flatrat t'i ndal
Kur duhet të fluturoj
Përbrenda bërtas
Muret mund të mi rrëzosh, t'i çash
Por zemra do mbijetojë
 
Mendon se jam më e mirë
Kur mendja s'ka shteg të flasë
Mendon se s'dua të zbrazem, se jam e tmerruar
Përbrenda bërtas
Pa u fshehur dot
Ti s'do më lesh të fluturoj
 
Bie nga qielli
Teksa flatrat mi ndal
Kur duhet të fluturoj
Përbrenda bërtas
Bie…
Bie nga qielli
Muret mi rrëzo
Por unë do fluturoj
 
Original lyrics

Fall from the Sky

Click to see the original lyrics (English)

Collections with "Fall from the Sky"
Arilena Ara: Top 3
Comments