Gjergji Peleshi - Trëndafili

Advertisements
Albanian

Trëndafili

Kur ish stina e bukur lulëzoje
Kishe gjethe që shndrisnin si ar
Dhe burbuqet me mall mi leshoje
Trëndafil mbi lulet krenar
 
Të shikoja, me mall më buzëqeshje
N'shpirtin tim zije vendin e parë (2x)
 
Për çdo ditë pranë teje kaloja
Lule t'tjera nuk kishte si ti
I brengosur përherë mendoja
Se diku do mbeça n'vetmi
 
Brengën time kurrkujt s'ja tregoja
Por e mbaja të fshehtë në gji (2x)
 
Erdhi vjeshta dhe lulet u thanë
I brengosur shikoj përsëri
Sytë e mia të mira më s'panë
U derdhën lot me plot nostalgji
 
Pa burbuqe ti ngelesh e thatë
Do vijë vera do të çelësh përsëri (2x)
 
Submitted by Eaglewatch on Thu, 06/12/2018 - 22:28
Thanks!

 

Advertisements
Video
Comments