Advertisements

Please help to translate "Ne jemi komunistë"

Albanian
A A

Ne jemi komunistë

Me flakë epopeja
Po shkruhej në Tiranë
Një botë tek agonte
Nga syri i pushkës pamë.
 
Një nuse në barrikada
Vendos një djep fëmije.
Shaminë hoq të na lidhte
Plagët rrënjë lirie.
 
Dhe turravrap mes predhash
I biri e kërkonte,
Por nusja pozicionet
Me djepin tok mbronte.
 
Trimëresha mbante djepin
Dhe foshnja ndiqte nënën.
Që djali të mos vritej
Përpara vinim zëmrën.
 
Ne ishim komunistë,
Shokë të Enverit.
Partia na kaliti
Besnikë në rrugë të nderit.
 
Ne jemi komunistë
Shokë të Enverit.
Partia na kaliti,
Besnikë në rrugë të nderit.
 
Në sulme të përgjakura
Me flakë ku digjej nata
Si monument po ngrihej
Ky djep në barrikada.
 
Nën palët e flamurit
Tiranës mbi bunkere
Një nuse rend përpara
Me krahët hapur n’ere.
 
Trimëresha mbante djepin
Dhe foshnja ndiqte nënën
Që djali të mos vritej
Përpara vinim zëmrën
 
Ne ishim komunistë
Shokë të Enverit
Partia na kaliti
Besnikë në rrugë të nderit
 
Ne jemi komunistë
Shokë të Enverit
Partia na kaliti
Besnikë në rrugë të nderit
 
Ne jemi komunistë!
 
Comments