Russia is waging a disgraceful war on Ukraine.     Stand With Ukraine!
  • Winx Club (OST)

    Ti s'më ke dashur asnjëherë [La mia canzone] • Winx Club në Koncert

    Featuring artist: Klea Huta
Share
Font size
Original lyrics

Ti s'më ke dashur asnjëherë [La mia canzone] lyrics

Unë dua të t'kuptoj ty
Por ti mbetesh po ai
Dua përqafime
Unë dua ngrohtësi
Sikur të kisha çelësin
Të hapja zemrën tënde
Këto kohë më nuk po të kuptoj
Një ditë ti më ngre nervat
Dhe ditën tjetër e harron
Boll luajte me ndjenjat
Kjo lojë mua më lëndon
Drejt meje shtri krahët
Me to fort më shtrëngo ti
Ose më thuaj që s'më do
Nuk derdh më lotë për ty tani
Unë po largohem me t'vërtetë
Kam shansin të jetoj një tjetër jetë
Prandaj po dal unë nga kjo derë
Ti s'më ke dashur asnjëherë
Shikimin më nga unë ti mos e mbaj
Pse ika ti ke faj pra jo mos qaj
Në ëndrrat e mia ti kishe rolin kryesor
Tani ke mbetur vetëm
Dhe foton time mban në dorë
Djalosh, ke dalë jashtë mode
Këtë sjellje s'ta duroj më
Prandaj më duhet të t'lëshoj
Nuk derdh më lotë për ty tani
Unë po largohem me t'vërtetë
Kam shansin të jetoj një tjetër jetë
Prandaj po dal unë nga kjo derë
Ti s'më ke dashur asnjëherë
Shikimin më nga unë ti mos e mbaj
Pse ika ti ke faj pra jo mos qaj
Nuk derdh më lotë për ty tani
Mos kërko falje, s'ka më shpresë
Kam shansin të jetoj një tjetër jetë
Prandaj po dal unë nga kjo derë
Ti s'më ke dashur asnjëherë
Tani do t'jem pa ty pra ti mos qaj
Shikimin më nga unë ti mos e mbaj
 

 

Translations of "Ti s'më ke dashur ..."
Collections with "Ti s'më ke dashur ..."
Comments