تبلیغات

Grupi I Terbacit - Ç'i gjet zakonet qe pame

آلبانیایی
آلبانیایی
A A

Ç'i gjet zakonet qe pame

Ç’i gjet zakonet që pamë
Që na i pat lënë Turqia
Bënej dasëm në mëhallë
Kërcit dollmë e revania
 
Para dasmës-ë një javë
Mblidhej gjithë miqësia
Vinin deshët-ë vardarë
Si lumi derdhej rakia
 
Vazhdon dasma 20 vafte
kur largonej miqësia
s’kish çanak1 m’i vu mbas darke
se qe bërë fyt shtëpia,
 
Hoxha me qitap në dorë
do bënte punën e tija
nuses do vinte kurorë
kish urdhëruar perëndija,
 
Pajë e nuses 3 sënduqe
Çarape dhe xhamadanë
Nga një feste si të turqve
Gjithë meshkujve me radhë,
 
Në pajë dhe një tërkuzë
Se e kish zakon i pari
Nusja e mirë për burrë
Do ngarkohej si gomari,
 
Kur vinte nusja tek burri
Duhej të hypte në kalë
Kështu thosh Kuran merhumi
Ndryshe nuk do bënte djalë.
 
Dhe veqilja e shtëpisë
Me 20 metër çitjane
S’duhej të del jashtë avllise
Ndryshe kërcen dreqi valle.
 
Këto zakone të liga
Që na kanë munduar shumë
I dogji në zjarr Partia
Dhe të resë i hapi rrugë.
 
Hidhe vallen moj rini
Hidhe se ti pate fatnë
Për syshqiponjën Parti
Dhe Enver Hoxhën luan-ë
 
  • 1. dialekt, ose nuk kuptohet qarte
تشکر!
thanked 4 times
ارسال‌شده توسط Yuiop75Yuiop75 در تاریخ یک‌شنبه, 01/08/2021 - 14:46
دیدگاه ارسال‌کننده:

Ç'i gjet zakonet qe pame1

  • 1. patmë / patëm
در جواب درخواست enverrochaenverrocha اضافه شد

 

ترجمه‌های "Ç'i gjet zakonet qe ..."
دیدگاه‌ها
Read about music throughout history