Advertisement

No digas nada (traduction en albanais)

Advertisement
traduction en albanais

Mos thuaj asgjë

Mos thuaj asgjë të lutem
sepse duke folur shpirtin ma shkatërron
Dëshiroj të të them shumë gjëra
Dua të më kujtohet aroma jote
Mos thuaj gjë të lutem
Në mënyrë që mos të zgjohem
nga një ëndërr në të cilën mundem të të shoh
e akoma mundem të të flas për dashurinë time
Mos thuaj gjë, kij mëshirë
Vetëm të kërkoj që nesër natën
duke fjetur gjumë të më japësh mundësinë
 
Ka tre muaj që netëve më bën të njëjtën gjë
bie dera dhe je ti mirazhi im
Përbrenda bërtas, bërtas nga emocioni
E së jashtmi bëj të fortin sikur nuk më dridhet zemra
Pyes se çfarë po të ndodh, përse qan, pse je kaq e çuditshme
edhe pse ti nuk më flet, mjaftohem duke të parë fytyrën
dua të të ndjej dorën e nuk mundem të lëviz
Çfarë po më ndodh? Ndihem kaq çuditshëm që të shoh këtu në shtëpinë time
 
Gjithmonë doja të kisha mundësinë të të flisja dhe një herë tjetër
 
Nuk të thashë që të kam dashur dhe që edhe pse isha shoku yt
gjithmonë ndjeja gjëra, zemra ime ishte dëshmitare
 
Gjithmonë doja të kisha mundësinë të të flisja dhe një herë tjetër
 
Zhdukesh me lindjen e diellit
nuk je humane, je një ëndërr që më shkatërron zemrën në mëngjes
 
Mos thuaj asgjë të lutem
sepse duke folur shpirtin ma shkatërron
Dëshiroj të të them shumë gjëra
Dua të më kujtohet aroma jote
Mos thuaj gjë të lutem
Në mënyrë që mos të zgjohem
nga një ëndërr në të cilën mundem të të shoh
e akoma mundem të të flas për dashurinë time
Mos thuaj gjë, kij mëshirë
Vetëm të kërkoj që nesër natën
duke fjetur gjumë të më japësh mundësinë
 
Ike një të premte, natën
dhe më more gjithçka
të humba në duart e mia
ishte faji im e tashmë vuaj i vetëm
nuk e kuptoj jetën
jeta më premtoi që do jem me ty
e ishte ajo vetë e cila kurrë nuk do të lejojë të jesh me mua
Netëve nëpër ëndrrat e mia mundem të të shoh
në gjumë jetoj në fund të fundit një përrallë, e cila edhe pse e gënjeshtërt, është e mjaftueshme
Nuk më intereson sesa dhemb të zgjohem
gjithsesi më dhemb gjithçka dhe çdo sekond të ditës ti je e pranishme
 
Më kujtohet çdo gjë
nata perfekte e në makinën time të shkëlqenin sytë
buzëqeshe, më në fund ta mora dorën
si shi rrjedhin më shumë se një milion mendimeve së bashku dhe më verbojnë
unë të dua shoqe, kaq shumë sa më përvëlon
 
Tani nuk dua të zgjohem
Jeta pa ty tashmë nuk ka kuptim
Preferoj të jetoj natën edhe të ndjej që ti nuk ke ikur
Duke ëndërruar do të të kem, duke të ndjerë derisa të më mbarojë jeta
preferoj të vdes duke ëndërruar sesa të jetoj me ikjen tënde.
 
Mos thuaj asgjë të lutem
sepse duke folur shpirtin ma shkatërron
Dëshiroj të të them shumë gjëra
Dua të më kujtohet aroma jote
Mos thuaj gjë të lutem
Në mënyrë që mos të zgjohem
nga një ëndërr në të cilën mundem të të shoh
e akoma mundem të të flas për dashurinë time
Mos thuaj gjë, kij mëshirë
Vetëm të kërkoj që nesër natën
duke fjetur gjumë të më japësh mundësinë
 
Publié par Kristiano Harris le Jeu, 01/03/2018 - 21:56
espagnol

No digas nada

Commentaires