L'italiano (अलबेनियाई में अनुवाद)

Advertisements
अलबेनियाई में अनुवादअलबेनियाई
A A

Italiani

संस्करण: #1#2
Më lini të këndoj
Me kitarë në dorë
Më lini të këndoj
Jam një italian
 
Mirdita Itali me spaghetti al dente*
Dhe me një partizan për President*
Me kasetofonin gjithmonë në dorën e djathtë
Dhe një kanarinë mbi dritare
 
Mirdita Itali me artistët e tu
Me shumë Amerikë në postera
Me këngët me dashuri
Me ndjenjë
Me shumë gra gjithmonë e më pak si murgesha*
 
Mirdita Itali
Mirdita Maria
Me sytë plot melankoli
Mirdita Zot
Ti e di që jam dhe unë
 
Më lini të këndoj
Me kitarë në dorë
Më lini të këndoj
Një këngë qetë- qetë
Më lini të këndoj
Sepse jam krenar
Jam një italian
Një italian i vërtetë
 
Mirdita Itali që nuk trembesh
Dhe me pastë rroje me mente
Me një veshje blu me vija të bardha*
Dhe me moviolën të dielën në televizor*
Mirdita Itali me kafe të shkurtër
Me çorapet e reja në sirtarin e parë
Me flamurin në lavanderi*
Dhe me një 600 pak të rrënë*
 
Mirdita Itali
Mirdita Maria
Me sytë plot melankoli
Mirdita Zot
Ti e di që jam dhe unë
 
Më lini të këndoj
Me kitarë në dorë
Më lini të këndoj
Një këngë ngadalë- ngadalë
Më lini të këndoj
Sepse jam krenar
Jam një italian
Një italian i vërtetë
 
EaglewatchEaglewatch द्वारा गुरु, 02/05/2019 - 12:15 को जमा किया गया
Antonina KodkodAntonina Kodkod के अनुरोध के जवाब में जोड़ा गया
लेखक के कमेन्ट:

* spaghetti al dente- spaghetti janë lloj makaronash të gjata ndërsa "al dente" është mënyra e gatimit që do të thotë "jo të ziera shumë", në mënyrë që të ruajnë formën dhe pak fortësinë.

* E ka fjalën për Sandro Pertinin, President i Italisë në vitet 76'- 85' i cili ka qënë partizan në Luftën e Dytë Botërore

* "Me shumë gra gjithmonë e më pak si murgesha" do të thotë me më shumë gra që vishen në mënyrë moderne

* "Vestito gessato" nga "gesso" që do të thotë "shkumës", janë lloje kostumesh për burra, në këtë rast ngjyrë blu, me vija vertikale të holla të bardha

* Moviola është pjesë nga rubrika sportive, në këtë rast për futbollin, ku jepen të përmbledhura rastet e golave ose rastet e diskutuara në lojë të cilat komentohen më pas në studio nga specialistë të futbollit

* Me sa duket bëhet fjalë për tifozët të cilët pas ndeshjes shkonin në lavanderi që të lanin flamujt e tyre

* Me 600 e ka fjalën për makinën Fiat model 600 prodhim i viteve 60'. Me "giu di carrozzeria" do të thotë "i rrënë", "i konsumuar"

इतावलीइतावली

L'italiano

"L'italiano" के अन्य अनुवाद
अलबेनियाई Eaglewatch
Toto Cutugno: टॉप 3
कमेन्ट