Mr. Tambourine Man (Albán translation)

Advertisements
Albán translation

Zoti Dajrexhi

Zoti Dajrexhi
 
Hej! Bjeri dajres zoti Dajrexhi
Une nuk kam gjumë dhe ku të shkoj nuk di
Hej! Bjeri dajres zoti Dajrexhi
Në mëngjesin e xhindosur unë pas teje do të vij
 
perandoria e mbremjes eshte bere pluhur e hi
mu tret neper duar tani
me la te verber ne vetmi, pa gjume me mendje trazuar
lodhur e merzitur deri ne cmenduri, me kembet perveluar
te njohur asnje s’kam takuar
Dhe e lashta rruge e zbrazet, gjithe endrrat i ka debuar
 
Hej! Bjeri dajres zoti Dajrexhi
Une nuk kam gjume dhe ku te shkoj nuk di
Hej! Bjeri , zoti Dajrexhi
Në mëngjesin e xhindosur une pas teje do te vij
 
më vozit edhe mua hareshëm mbi anijen tende magjike
Shqisat më janë bjerrur, duart nuk ndjejne prekje
 
Këmbët e mpira, veç per te mbathur çizmat janë në pritje
që pastaj rrugëve të endem
jam gati të shkoj kudo, jam gati të zhdukem
Në paradën time, në magjinë e vallëzimit tënd të zhytem
Që pastaj në të të tretem
 
Hej! Bjeri dajres zoti Dajrexhi
Une nuk kam gjume dhe ku te shkoj nuk di
Hej! Bjeri dajres zoti Dajrexhi
Në mëngjesin e xhindosur une pas teje do te vij
 
E nese degjon te qeshin, te hidhen e perdridhen neper diell marrezisht
Askënd nuk ngacmojne, sinqerisht
Eshte thjesht nje vrap në arrati
 
drejt qiellit qe gardhe e kufij nuk njeh
 
Dhe nese degjon përhumbur nje rimë që perseritet
e ne ritmin e dajres tende perdridhet,
eshte thjesht nje klloun qe vertitet
nje i pavlere qe nuk shqitet
eshte thjesht nje hije që perpiqet
ta shohesh ti, se kemba-kembes po të ndjek.
 
Hej! Bjeri dajres zoti Dajrexhi
Une nuk kam gjume dhe ku te shkoj nuk di
Hej! Bjeri dajres zoti Dajrexhi
Në mëngjesin e xhindosur une pas teje do te vij
 
Më zhduk pastaj nëpër rrathët e tymit të trurit tim
Përposhtë rrënojave të kohës në mjegullim
 
Larg gjetheve të ngrira
Tek pemët strukur e harruar,
Në plazhin me erë harbuar
Larg nga laku i shtrënguar
 
I të çmendurit trishtim
 
Po, të vallezoj me duart drejt qiellit në liri
me siluetën e detit pa kufij
Zhytur në rërë si në cirk
Futur thellë nën valë me nxitim
Deri nesër, të sotmen po e le në harrim
 
Hej! Bjeri dajres zoti Dajrexhi
Une nuk kam gjume dhe ku te shkoj nuk di
Hej! Bjeri dajres zoti Dajrexhi
Në mëngjesin e xhindosur une pas teje do te vij
 
Kűldve: npeleshi Kedd, 27/03/2018 - 17:53
Angol

Mr. Tambourine Man

Hozzászólások