Россия ведет позорную войну с Украиной.     Поддержи Украину!
  • Udhëtuam së bashku • Anketa Muzikore

    Приглашенный артист: Naim Kërçuku
Делиться
Размер шрифта
Оригинальный текст

текст песни Udhëtuam së bashku

1. Ne të dy bashkë një ditë me tren udhëtuam
Në hekurudhën tonë të rinisë
Ne folëm gjatë dhe bashkë biseduam
Dhe për aksionet tona të rinisë.
 
2. Që përtej xhamesh dukej fushë e gjërë
Mbi shina treni ecte me shpejtësi
Ngarkuar plot me këngë e udhëtarë
Ngarkuar plot me gaz e lumturi
 
- Refreni 2x
N’aksion u njohëm bashkë ne të dy
Bashkë ne të dy
Ku derdhëm djersën tonë mbi trase
Si dy bashkëudhëtarë
Ne ecëm, ecëm krah për krah
Nën rreze të diellit pranveror.
 
3. Kështu ne bashkë përherë do të ecim
Nga një aksion, në tjetrin pa mbarim
Kudo pishtarë drite do të ndezim
Kudo pishtarë drite mbi Shqipërinë.
 
4. Në zemrat tona lindi dashuria
si trandafilat kur çelin në pranverë
Në dyert tona trokiti lumturia
Në ato ditë plot shi edhe plot erë.
 
- Refreni 2x
...........................
 

 

Переводы "Udhëtuam së bashku"
Комментарии
Read about music throughout history