Russia is waging a disgraceful war on Ukraine.     Stå med Ukraina!
Dela med sig
Textstorlek
Originaltexter

Një ëndërr

Sa jetë pritëm në errësirë
Sa gjatë vetëm në shkretëtirë
Prapë dashuria nuk shteroi
Dhe sa fjalë mbytëm në psherëtim
Sa deshirë veshur në trishtim
Prapë dashuria nuk shteron
 
Se edhe një ditë, edhe një natë
Edhe një ëndërr nis një hap
Edhe një jetë, edhe një fat
Bën diferencë me pak imagjinatë
Edhe një ditë, edhe një natë
Mbylli sytë, gjej energji
Ngrije kokën tënde lart
Ngrije kokën tënde lart
 
[Capital-T:]
A t'kujtohet ku jena kon dje e ku jena sot?
Sa sakrificat jon bo me shumë gjak e me lot
Për me mrri qito ku jena sot i kena krejt mundsitë
Me ec përpara edhe s'kena qka me pritë
Se jeta na rrzoi poshtë
Po ti qohu prap nalt
Kallzoju krejtve që munesh me shku shumë lart
Qeli sytë e mledhe krejt energjinë
Se ma shlir i kalon pengesat që ty t'vin
Edhe kallzoju që mrrin qa do që ti ki qejf
Ti veq bone me shpirt besom që nuk o pak
Po fat derisa ka ajër, sa t'ka diell
Kena mu kon bashkë, t'part deri n'qiell
 
[Alban Skënderaj:]
Se edhe një ditë, edhe një natë
Edhe një ëndërr nis një hap
Edhe një jetë, edhe një fat
Bën diferencë me pak imagjinatë
Edhe një ditë, edhe një natë
Mbylli sytë, gjej energji
Ngrije kokën tënde lart
Ngrije kokën tënde lart!
 
[Capital-T:]
S'po bon zgjidhje politika
Lufta për karrika
Po dielli ka me dal se nuk jetohet veq me rriga
Koha po thotë ika, po nuk po vdes lshira
E rilind edhe niherë tu shpresu ditë ma t'mira
Qka po thu?
Qe s'jem qata që jena kon
Na kena me kon bashkë gjithmonë
A ti ki me na rrejt ton jetën
Po ka mu vetdisu ky popull me msu t'vërtetën
E di që ka pengesa
Historia ka mungesa
Po nuk po vdes shpresa, e njejt mu kon adresa
Se që sa t'osht mbijetesa unë menoj edhe për ty
Ka ardh koha jonë krenarinë me rikthy
 
[Alban Skënderaj:]
Jam peng deri në lamtumirë
Jam skllav i shpirtit tim të lirë
Prapë dashuria nuk shteron
Jam zjarr që digjet nëpër shi
Uragan që endet pa fuqi
Prapë dashuria nuk shteron
 
Se edhe një ditë, edhe një natë
Edhe një ëndërr nis një hap
Edhe një jetë, edhe një fat
Bën diferencë me pak imagjinatë
Edhe një ditë, edhe një natë
Mbylli sytë, gjej energji
Ngrije kokën tënde lart
Ngrije kokën tënde lart!!
 
Se edhe një ditë, edhe një natë
Edhe një ëndërr nis një hap
Edhe një jetë, edhe një fat
Bën diferencë me pak imagjinatë
Edhe një ditë, edhe një natë
Mbylli sytë, gjej energji
Ngrije kokën tënde lart
Ngrije kokën tënde lart
 

 

Översättningar av "Një ëndërr"
Alban Skënderaj: Topp 3
Vänligen hjälp till att översätta "Një ëndërr"
Kommentarer